Irena Papas shenoi nje epoke jo vetem ne kinematografi.
Ajo u be simbol jo thjesht si nje artiste e madhe, por dhe i vlerave ne teresi.
Jo vetem Greqia, por edhe Shqiperis nen nje kendveshtrim, humben nje ikone krenarie, qe tregoi edhe nje here sa afer jemi neve si popuj, kulture e histori.
Bota e artit, artdashesit, qytetaret ne terrsi kudo ku ne ekrane eshte cfaqur “fytyra”, talenti e temperamenti i saj i pa krahasueshem, ndjejne sot nje dhimbje te vecante.
Nje humbje e madhe kjo, por qe mund te “zbutet” me ato pamje te mrekullueshme, qe Irene ka lene pas per te gjithe.