Gazetari Klodian Tomorri, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat për Fondin e Zhvillimit.
Ai shpreh se qeveria u thotë qytetarëve të shtrëngojnë rripin pasi sipas tij paratë janë bërë rrush e kumbulla nga Fondi i Zhvillimit.
Reagimi i plotë:
Fondi “rrush e kumbulla”
Ka te drejte qeveria kur u kerkon njerezve qe te shtrengojne rripin. Nuk ka para per qytetaret sepse parate na duhen per t’i bere rrush e kumbulla tek Fondi i Zhvillimit. Shikoni tenderat e Fondit te Zhvillimit vetem muajin e fundit.
1-Ndertim parku multifunksional ne Tirane- 5 milione euro.
2-Stalle derrash me dru tek Kryeministria- 3.7 milione euro
3-Piste garash ne Elbasan per Gonxhen – 6.5 milione euro
4-Infrastruktura per pisten e Gonxhes- 4.7 milione euro
5-Ndertim lodrash per kalamajte (1) – 3.2 milione euro
6-Ndertim lodrash per kalamajte (2) – 3.2 milione euro
Totali 26.3 milione euro.
Fondi i Zhvillimit ka dale totalisht jashte kontrollit dhe disiplines financiare. Sec kane ngritur nje Bord aty qe miratoka tendera dhe investime dhe i cojne faturen buxhetin. Por pertej kesaj, shumica derrmuese e ketyre tenderave qe miratojne, po prokurohen me procedure te kufizuar.
Pra keta vendosin se cilat kompani do te therrasin ne gare, cilat do te kualifikojne dhe ne fund zgjedhin fituesin.
Keshtu qe shtrengojeni mire rripin. Vec prizes se karikuesit mundohuni te kurseni dhe ndonje vakt se jemi ne situate te jashtezakonshme, sic na thote qeveria.
Se vertete do hame nje vakt me pak, por do shohim garat me makina tek pista e Elbasanit.
Vertete do lahemi me rralle ne dush, por do kenaqim syte me instalacionin e derrasave tek Kryeministria.
Vertete kalamajte po i perzeme me gomone, por aman po u ndertojme lodra plot.
Tani edhe ndonje para te vogel do e ndajme neper tendera. Por fundja keto jane demet kolaterale te progresit. Zhvillimi e ka gjithmone nje cmim