Terrorizimi i popullit, i vetmi “sherbim” ndaj shqiptareve i Rames!
Rama eshte i vetmi kryeminister ne Europe, qe u ofron qytetareve terror, ne vend te zgjidhjes se problemeve te tyre!
Ju kujtohet gjate Covid, pikerisht ne datat 20 mars 2020, kur ai mbushi mediat me pamjet e genjeshtra nga Spanja ku gjoja dukej policia e atij vendi duke goditur popullesine me shkopinj.
Ambasada spanjolle menjehere e pergenjeshtroi kete lajm te Rames.
Para pak ditesh, prej tribunes se Kuvendit nje veprim terrorizues i ngjashem.
“Zvicra paskish vendosur tre vite burg per ata qe do te mbanin termostatin e kondicionerit mbi 19 grade”, deklaroi ai.
Genjeshter edhe kjo, qe detyroi ambasaden e Zvicres ta pergenjeshtoje.
Dhe nderkaq vazhdon ai dhe qeveria e tij terrorin mbi qytetaret, duke i kercenuar se cmimi i energjise do te rritet 4 here!
Ndersa “orkestra” rilindase vazhdon me “keshilla” per tu lare nje here ne jave, fikur dritat ne oren 22, ngrohur me… e te tjera absurditete mesjetare te tilla.
Terrorizimi i cdo lloji eshte menyra e vetme, qe njohin autokratet per te qeverisur.
Eshte i vetmi “sherbim”, qe ata i bejne e dine t’i bejne popujve te tyre.
Per aq kohe sa popujt i lejojne te qendrojne ne pushtet e te sundojne.
Per aq kohe sa nuk jane ngritur per t’i permbysur, si e vetmja menyre per te shpetuar nga ata e terrori i tyre.
Per te kthyer demokracine dhe mireqenien ne vend.
PS. Po ju bashkengjis edhe disa sekonda nga fjala ime e dates 15 Shtator ne Kuvend, pikerisht per ate cfare Rama deklaroi ndaj Zvicres, si dhe keq perdorimin prej tij te Spanjes.