‘Po vriten me njëri-tjetrin’/ Berisha: Militantët zëvendësojnë mësuesit pa kaluar nga ‘Portali i Mashtrimit’

Diel, 18 September 2022 17:17
 
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në lidhje me punësimet në arsim, ku militantët e PS-së zëvendësojnë mësuesit pa kaluar fare nga portali i lancuar nga qeveria.

‘Ja ku e ka katandisur arsimin sot Edi Rama! Militantët zëvendësojnë mësuesit pa kaluar fare nga “Portali i Mashtrimit”, shkruan Berisha në Facebook.

 
Postimi i plotë:
 

Ja ku e ka katandisur arsimin sot Edi Rama!

Falsiteti i “Portalit të Mashtrimit”.

Militantët zëvendësojnë mësuesit pa kaluar fare nga “Portali i Mashtrimit”.

📩 Lexoni denoncimin e mësuesit dixhital nga Kavaja. sb

Përshëndetje Doktor Berisha ! Jemi disa mësues, profile te ndryshme  të Gjimnazit Aleksandër Moisu të Kavajës. Këtu Zoti Doktor po behën shkelje të mëdha dhe vazhdojnë të ndodhin akoma diskriminime në lidhje me mësimdhënien dhe me orët e mësuesve . Drejtoresha e gjimnazit  vazhdon shkeljet me pikëzimin e mësuesve dhe orët e mësimit tek secili  departament në shkelje të drejtperdrejtë me ligjin. Kemi bërë disa ankesa ne drejtori dhe nuk marim zgjidhje duke na lëne në konflikt me mësuesit e tjere te cilët rezultojnë të punësuar pa portal në shkelje të drejtpërdrejtë me ligjin e Emërimit te procedurave te punësimit. Gjithashtu rezultojne mësues që kanë profil me cikël te ulët AMU profil minor dhe kjo një shkelje e rënde me mësimdhenien ne gjimnaz. Kemi bërë ankesa  në zyrën arsimore  Kavajë tek drejtoresha  dhe kjo nuk jep zgjidhje fare sepse ka konflikt interesi me drejtoreshën e gjimnazit. Ju lutem të na mirkuptoni sepse këtu mësuesit po vriten me njeri tjetrin si pasoje e emërimeve të mësuesve pa portal dhe me cikël te ulët AMU. Verifikimi dhe vërtetimi i diplomave dhe masterit ncjerr se si mësues të emëruar pa portal dhe me cikël të ulët ne shkelje me ligjin japin mësim në Gjimnaz. Secili Departament ka shkelje te rënda si tek histori-gjeografi te cilët ka mësues nuk po paraqiten në punë duke kaluar në gjendje depresioni ,mësues të matematikes . Mësues te gjuhë-letërsi me shkelje pasi rezultojn me cikël te ulët në gjimnaz  mësues në edukimin fizik janë me shkelje të rënda si mësues te emëruar pa portal me cikël te ulët profil minor. Drejtoresha e shkollës vazhdon duke shkelur ligjin per keta mësues qe jane te punësuar pa portal dhe cikël të ulet duke. Ju lutem doktor të bëhet publike siç ju kam përmendur më lart sepse  do ketë pasoja dhe  konflikte të rënda midis mësuesve pasi ka dhe ndërhyrje politike. Të jepet cdo e drejtë e mësuesit që i takon të qëndrojë dhe te jap mësim në gjimnaz dhe jo mësues që janë me shkelje te rënda ne punësim pa portal dhe mësues me diplome cikël te ulët. Është situata shumë e rënde midis mësuesve që janë me shkelje të rënda  dhe midis atyre që i takon cdo e drejtë në gjimnaz. Të jepet zgjidhje sa më urgjente,  pa pasur pasoja te mëdha Respekt dhe mirnjohje për ju.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...