Kreu i PD Sali Berisha në një bashkëbisedim me shqiptarët në Itali akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur ai ka marrë peng edhe opozitën shqiptare në mënyrë kriminale.
“Ajo çfarë mund të ju them është se Shqipëria pas 30 vitesh rruge në demokraci, është në kuptimin absolut të fjalës, diktaturë njëpartiake dhe personale.
Edi Rama pasi mori një e nga një të gjitha pushtetet, të fundit Presidentin e Republikës, ashtu siç doli këto ditë ai kishte marrë peng me dosje edhe opozitën shqiptare në mënyrën më të turpshme dhe kriminale.
Pse e them këtë? E them që të ju them ju dhe mbarë shqiptarëve se në Tiranë është një tiran, armik i egër i lirisë tuaj. Një armik i egër i lirive të cilat burojnë nga vota. I lirive të cilat garantohen nga ndarja e pushteteve dhe funksionimi i ligjit. I lirive e cila funksionon me funksionimin e pluralizmit”.