‘500 miliardë lekë borxh nga 2013’/ Berisha: Shqiptarët i ka vënë përpara varfëria! Qeveria vetëm vjedh

Hënë, 19 September 2022 19:21
 

 

 Në takimin me intelektualët e Pukës dhe Fushë Arrëzit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën ndodhen sot shqiptarët.

Berisha theksoi se nga viti 2013 deri në vitin 2022 janë marrë borxh 500 miliardë lekë, por sërish varfëria i ka marrë përpara shqiptarët, pasi jemi vendi me rrogat më të ulëta në rajon.

 
Berisha: Ju falënderoj për çdo mbështetje që i keni dhënë Partisë Demokratike. Përulem me nderim të madh, para kontributit tuaj, në tërë historinë tonë, para shpirtit tuaj punëtor. Jam sot këtu për të diskutuar së bashku mbi problematikat e mëdha me të cilat përballet Puka dhe Shqipëria. Çdo shqiptare dhe shqiptar, ndjen një dhimbje, therje në shpirt kur shikon se si po braktiset ky vend, ndërkohë që nëse analizojmë pasuritë e jashtëzakonshme që ka, këtu mund të begatohet me shpejtësi shumë herë më tepër sesa banorët e këtij vendi.
 
Shqiptarët sot i ka vënë përpara para së gjithash varfëria, krejtësisht e pamerituar. Varfëri që në ndonjë aspekt në rast të veçantë kap edhe tregimet e Migjenit. Varfëri e cila shkaktohet para së gjithash dhe mbi të gjitha nga vjedhja e madhe që i bëhet qytetarëve shqiptarë nga qeveria.
Unë u them ju, vetëm dy fakte. Nga viti 2013 deri në vitin 2022 janë marrë borxh 500 miliardë lekë. Borxh të cilin e paguan çdo shqiptar, se qeveria nuk prodhon asnjë qindarkë.  Janë krijuar të ardhura 400 miliard, pra në total 900 miliardë lekë.

Çfarë ka ndodhur me to? Ju garantoj se me 900 miliardë lekë, sot çdo shqiptar duhet të merrte të paktën 3 herë më shumë se në vitin 2013 dhe të tepronte shumë me investime. Ku jemi sot dhe pse varfëria i ka vënë përpara shqiptarët.

I ka vënë përpara sepse rroga mesatare e qytetarit dhe pensionistit shqiptar janë të paktën 30 % më të ulëta se në vitin 2013. Në vitin 2013, rroga mesatare dhe pensioni ishin më të lartat në rajon dhe kjo ishte një arritje e madhe për ne. Kjo sepse nga njerëzit e 3-të më të varfër në botë që ishim në 1991, ja dolëm të lëmë pas shumë kombe, edhe kombe që kishin paga më të larta se ne.

Sot ku jemi ne? Jemi me rrogat më të ulëta në rajon. 20-30 % më të ulëta se në Kosovë. Nuk po krahasoj me vendet e tjera, sepse Mali i Zi i ka 40% më të larta pagat, Maqedonia 30%. Por pse ndodh kjo në një kohë kur ky shtet ka qarkulluar dhe mbledhur, borxh dhe prodhim 900 miliardë lekë. Kjo ndodh vetëm e vetëm se ato vidhen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...