‘Një kohë kjo e jona jo e thjeshtë, një kohë e vështirë, sepse si shoqëri e lirë në vend që të kemi një ecuri në rritje dhe në tërësi drejt suksesit, nuk janë ritmet që duhet dhe shpesh në fusha të caktuara ka edhe kthim pas. Por kjo sigurisht kërkon një zgjidhje dhe besoj se do të marrë zgjidhjen e duhur.
Ju garantoj ju se Partia Demokratike nesër në pushtet do të bëjë gjithçka për të inkurajuar suksesin në tërësi, por suksesin e vajzave dhe grave në veçanti, sepse them edhe një herë, asgjë nuk ka një ndikim më cilësor se ky lloj suksesi.
Unë jam për të ju dëgjuar juve sot, sepse ju keni shumë gjëra çfarë mund të ju thoni atyre që po na dëgjojnë sot nga eksperienca juaj, suksesi juaj, jeta juaj’, - tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha.