I ftuar në RTSH, Meta foli dhe për bashkëpunimin me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai tha do të vijojë koordinimin me kreun e PD-së për të fuqizuar opozitarizmin.“Lidhur me pjesëmarrjen, kush dëshiron të bëjë pjesëmarrje nuk mund t’i ftojë qytetarët të vijnë në Sharrë, qoftë për largësinë, ngushtësinë e vendit, plus faktin që janë varrezat atje. Vajtja atje ishte një mesazh i qartë dhe vetë organizimi.
Aksioni do jetë vazhdimisht, skena krimi ku po abuzohet, po vidhet. Përsa i përket bashkëpunimin me Berishën, kemi qenë që pas 25 korrikut në dispozicion të koordinimit. Jemi të gatshëm të zhvillojmë çdo aksion të përbashkët që fuqizon opozitarizmin. Kontakte kam pasur dhe do kem”, tha Meta.