Toleranca e çuditshme e Bidenit për narkoshtetin e Shqipërisë

E Enjte, 22 September 2022 16:55

 

Nga Tom Rogan -  22/09/2022
 
 Në maj 2021, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dizenjoi Sali Berishën, ish-kryeministri konservativ i Shqipërisë, për “përfshirje në korrupsion domethënës”. Teksa Berisha e kishte lënë postin tetë vite më herët, korrupsioni i tij nuk ishte çështje në diskutim.

Në diskutim është, megjithatë, se pse administrata Biden po toleron korrupsionin e qeverisë aktuale socialiste të Shqipërisë, drejtuar nga Edi Rama. Fakte të pakundërshtueshme tregojnë se Rama mund të jetë i lidhur direkt në një aleancë narkotrafiku midis mafiozëve shqiptarë dhe kartelit meksikan Sinaloa.

I drejtuar më parë nga Joaquin "El Chapo" Guzman (tashmë në burg në SHBA), karteli Sinaloa drejtohet nga një aleancë e djemve të El Chapos sons dhe Ismael "El Mayo" Zambada-Garcias. Një shkrim i gazetës meksikane El Universal në fillim të këtij muaji vinte në dukje se si elementë të mafias shqiptare janë të lidhur me kartelin Sinaloa. Duke iu referuar burimeve nga shërbimet inteligjente meksikane, El Universal dokumenton se si vëllezërit mafiozë shqiptarë Luftar, Arben, Fatos e Ramiz Hysa bëjnë pastrim parash për El Mayo përmes resorteve në Meksikë e Shqipëri. El Universal vë në dukje se një destinacion pastrimi është resorti Marina Bay në bregdetin shqiptar, në pronësi të Besnik Lulajt.

 Çfarë lidhje ka kjo me Ramën?

Në tetor 2020, portali shqiptari Dosja raportonte për një mbledhje midis Mark Hauptmann, Dorian Duçkës, dhe Ramës, në zyrën e kryeministrit. Hauptmann është një ish-deputet gjerman i partisë së qendrës së djathtë CDU. Ai dha dorëheqjen më 2021 pas lidhjeve me një skandal lobimi në Azerbajxhan. Duçka është ish-ministër i energjisë, tashmë ndërmjetës për Ramën. Konferenca e Politikës Botërore e përshkruan si këshilltar i jashtëm i Ramës për investimet. Më 2016, media shtetërore kineze përmendte qëndrimin favorizues të Duçkës për tregtinë me Pekinin. El Universal shkruan se aktivitetet e vëllezërve Hysa përfshijnë eksportet në Kinë.

Por ja ku gjërat bëhen vërtet interesante.

Siç raportohet nga MCN më 16 shtator, takimi i tetorit 2020 në zyrën e Ramës përfshinte edhe njeriun që kujdeset për paratë e El Mayos, Luftar Hysa, dhe Besnik Lulajn. Dhe siç shkruante Pamfleti të martën, jo vetëm që Hauptmann bëri dasmën në atë resort, por kompania e ndërtimit e Lulajt ka marrë 3.5 milion dollarë në tendera nga qeveria e Ramës. Pamfleti iu referohet rekordeve të biznesit që tregojnë se Lulaj dhe Hysa e fshehin ortakërinë e tyre nën aktivitete biznesi në emër të djemve.

Çështja kryesore: Kryeministri shqiptar duket se është i përfshirë në bashkëpunim narkotrafiku që përfshin edhe Kartelin Sinaloa. Pra, kartelin përgjegjës për pjesën më të madhe të drogës që hyn në SHBA. Dhe për çfarëdolloj arsyeje administrata Biden nuk duket tmerrësisht e shqetësuar nga kjo.

I pyetur për narko-korrupsionin e qeverisë shqiptare, DEA më referoi te Departamenti i Shtetit. As qeveria shqiptare dhe as Departamenti i Shtetit i SHBA nuk bënë komente. Pavarësisht kësaj, ka një standard dyfish të qartë në trajtimin nga administrata Biden të një ish-kryeministri shqiptar konservativ të korruptuar dhe qasjes së saj karshi pasuesit të tij socialist.

E vërtetë, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe Rama ka përkrahur përpjekjet e SHBA për stabilitet në Ballkan dhe në luftimin e agresionit rus. SHBA është kuptueshëm e prirur t’u kundërvihet përpjekjeve të Kinës për ta tërhequr Shqipërinë në rrjetin e saj gjeopolitik të investimeve për të fituar bindje politike. Por është vërtet e çuditshme se sa toleruese është administrata Biden kundrejt Ramës. Madje mund të thuhet zhgënjyese. Në majin e kaluar, për shembull, Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim deklaroi madje se “kohës për pandëshkueshmëri po i vjen fundi”.

Kjo është dukshëm e pavërtetë. Në të kundërt, Shqipëria është tani destinacioni primar i importit të kokainës nga Amerika Latine në Evropë. Klanet e mafias shqiptare tani dominojnë tregun tepër fitimprurës të kokainës në Londër. A ka Rama përfitime financiare nga grupet e krimit të organizuar në shkëmbim të mbrojtjes ligjore e politike për bosët e krimit?

Ndonjëherë as nuk është e qartë se cili është bosi.

Me botimin e bisedave të përgjuara më 2019, gazeta gjermane Bild vinte në dukje lidhjet e ngushta midis kryebashkiakut socialist Vangjush Dako dhe një trafikanti, Astrit Avdylaj. Në prill të këtij viti Avdylaj u dënua me 12 vjet burg nga një gjykatë shqiptare. (Administrata Trump e kishte dizenjuar Dakon si zyrtar të korruptuar më 2019). Po ashtu, gjatë këtij viti, por vetëm pas vitesh ndërhyrjesh politike nga Partia Socialiste e Ramës, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri u dënua me tre vjet burg për mbështetje të trafikut të drogës. Dhe vetëm tre vjet.

Ashtu si ajo e Andras Manuel Lopez Obradorit në Meksikë, qeveria e Ramës duket se është një qeveri që bën vetëm minimumin e nevojshëm për të zbutur kritikët e huaj. Në të njëjtën kohë, Rama është i vendosur t’u prezantojë një fytyrë të besueshme audiencave perëndimore. Në tetor 2012, siguroi një foto me Presidentin Barack Obama gjatë një eventi për mbledhje fontesh për fushatën. Rama më pas e përdori atë foto në fushatën e tij të suksesshme elektorale më 2013.

E megjithatë, pyetja mbetet: Pse po sillet kaq mirë me regjimin e Ramës administrata Biden?/ Washington Examiner/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...