Thirrja e fortë/ Berisha u drejtohet shqiptarëve: Koha nuk pret, të ngrihemi në greva dhe protesta

E Enjte, 22 September 2022 17:00

Nga Sali Berisha

Sot avoketër të vetëm të shqiptarë në këtë parlament janë demokratët, dhe do të vazhdojmë gjer në fund, të jemi zëdhënës të interesave qytetare, të shqiptarëve, pa dallim bindjesh politike.
 Në këtë mënyrë, se si është katandisur ky parlament, sot më shumë se kurrë, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për përfaqësim në këtë aulë.Unë, dëgjova këtu diskutime, por sot të dashur qytetarë, koha është për veprim.

Këta janë, nga mëngjesi deri në darkë, të angazhuar në dy aktivitete kryesore, në mashtrimin tuaj, në vjedhjen tuaj.

Por koha ka ardhur, që ne, kësaj qeverie, t’i tregojmë vendin.

Koha ka ardhur dhe jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë mësuesve të Shsqipërisë, me guxim dhe kurajo, të mbrojnë interesat e tyre. Janë të vetmit mësues në rajon, që në 8 vite jo vetëm nuk njohën rritje, por krahasuar me inflacionin, ulje të ndjeshme të rrogës. Janë të përçmuar në administratë, ndërkohë që duhet të jenë qytetarët dhe njerëzit më të nderuar për misionin e tyre fisnik. Të nderuar mësuese dhe mësues, ju vetë e konstatoni se si po rrënohet sot sistemi arsimor, se çfarë vuajtje dhe mjerimi ju krijon portali i Kushit, portali i partisë, portali i mashtrimit dhe i falsifikimit. Se si një mësues, qoftë edhe i ekselencës, për bindjet e tij, duhet të presë 7-8 vite për t’u sistemuar, ose nuk sistemohet fare. U bëj thirrje sindikatave, shkëputuni nga plogështia juaj dhe të organizojmë grevën e përgjithshme, e cila është grevë për dinjitetin tuaj se pari.

U bëj thirrje mjekëve, që shohin rrënimin e sistemit shëndetësor, se si shqiptarët vdiqën nga pandemia, 250 përqind më shumë se në vendet e BE, vdiqën sa 3-4 vende me vdekshmërinë më të lartë në botë. Mjekë të shkëlqyer që largohen nga vendi, infermierë që ikin. Të gjitha këto sepse janë njerëzit më të keqpaguar, më të keqvlerësuar. Atëherë cila mbetet? Greva, greva dhe para së gjithash greva.

U drejtohem biznesit të vogël, që ka një armik të vërtetë te kjo qeveri, e cila pret fundin për dy muaj që t’u vendosë 23 përqindëshin, e cila rriti tarifën e energjisë në 200 lekë. Çfarë presin më? Thirrja e çdo biznesmeni, e fëmijëve, grave dhe miqve të tij është: të ulen qepenat, grevë e përgjithshme, grevë e përgjithshme.

U bëj thirrje të gjithë studentëve, bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë, qeveria u dha nga 100 euro, kurse kjo qeveri u jep përçmimin. Të organizohen në një lëvizje të fuqishme studentore. U garantoj se ne jemi 30 herë më të fuqishëm se këta që vjedhin çdo ditë shqiptarët.

U bëj thirrje pedagogëve që të ngrihen fuqishëm. Të mos lënë një injorant t’u përmendë rrogën dhe dijen. U bëj thirrje të organizohen. I bëj thirrje sindikatës që të qëndrojë fuqishëm sepse vetëm greva e fuqishme është rruga për t’i prerë biletën kësaj qeverie aty ku e meriton.

U bëj thirrje policëve të shtetit, policëve të vërtetë, që nuk u paguhet asgjë nga djersa që derdhin, që trajtohen si qenie inferiore nga shefat e tyre, e dëgjuat Panganikën çfarë u thoshte, vetëm pse është mik i Veliajt dhe Ramës, po atë marrëdhënie kanë ministrat me vartësit e tyre.

U bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës: në grevë dhe vetëm në grevë. Koha po thërret. Ne duhet të jemi në lartësi dhe jo të shohim dhe të vajtojmë.

U bëj thirrje taksistëve dhe çdo qytetari që guidon makinë, që të mos pranojnë këtë tirani të çmimit të naftës, sepse ajo është vendosur nga qeveria dhe kontrabanda e saj.

U bëj thirrje qytetarëve, demokratë e socialistë, se kjo që ndodh me çmimet, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Se bordet komuniste të Edi Ramës kanë rritur çmimet e kafshatës më shumë se në çdo vend tjetër të Europës.

U bëj thirrje nxënësve të gjimnazeve të ngrihen në protesta të përgjithshme dhe të shpëtojnë nga ky regjim personal i një njeriu.

Koha nuk pret. Ndaj dhe ky parlament duhet t’i ketë kohërat e numëruara. Ky parlament ka marrë fund, që kur ekzekutivi merr kompetencat e tij, parlamenti nuk ka pse ekziston më.

Do përballeni me qytetarët shqiptarë. Ky është zotimi solemn në emër të PD-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...