Mbyllja e shkollave/ Berisha: Rama po vepron nën diktatin e Erdoganit, akt i paprecedentë

Premte, 23 September 2022 12:57

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi edhe vendimin për mbylljen e disa institucioneve arsimore në vend.

“E konsideroj një akt më të rëndë, mbylljen pa asnjë shpjegim publik, por vetëm nën diktatin e Erdoganit, të shkollës që mban një nga emrat më të nderuar, autorit shqiptar të himnit turk, Mehmet Akif.

 
I them Edi Ramës, ke mbyllur një kopsht ku kanë qenë 250 Zaho. Të skuqesh nga turpi që u mbyll vogëlushëve kopshtin. Një akt të tillë nuk mund ta ndërmerrte kush. Edi Rama, ka treguar se je i aftë për çdo lloj akti. Të mbyllësh një kopsht model, pse përkulesh para Erdoganit, duhet të mendoje 250 herë këtë vendim. Nuk ndërmerrej ky vendim.
 E njëjta gjë për kolegjin Mehmet Akif. Një kolegj nga më të mirët. Për probleme ideologjike që ka Erdogani me Gylenin, ato janë probleme të Turqisë, jo të Shqipërisë.
Nga Shqipëria nuk do pranonim kurrë të projektoheshin akte kundër Turqisë, por kjo që po ndodh është e paprecedentë. Të zbresë një kryeministër dhe të mbyllë një kopsht, nuk ka akt më çnjerëzor,” tha Berisha.

"Shqipëria nuk mund të jetë vasal i askujt. Nëse Turqia ka fakte dhe prova t'i nxjerrë. Ka dyshime dhe për rastin e gazetarit, ne po e studiojmë. Është e vërtetë që kishte kërkesë Interpoli, por a u përdor procedua apo vetëm veproi telefoni, këtë duhet ta shikojmë.”, tha ai.

Modifikuar më Hënë, 26 September 2022 14:26

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...