Blushi: Falsifikatorët e dosjes i pret burgu, ju e dini mirë se kush është I. M.

Premte, 23 September 2022 18:16
 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me falsifikimet dhe mashtrimet që janë bërë në drejtim të ish-presidentit, Ilir Meta pas akuzave se ky i fundit ishte një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi ka deklaruar se ‘superfëlliqësira janë ata që falsifikojnë dhe mashtrojnë duke cenuar të drejtat dhe privatësinë e të përndjekurve nga ish-Sigurimi i Shtetit’ 

 
 

Blushi ka akuzuar drejtuesit e këtij institucioni duke thënë se janë të papërgjegjshëm  në lidhje me deklarimin e rastit  të 3 gushtit, duke mos i kthyer përgjigje

 

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

 

Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve janë vepra të rënda penale, sidomos kur kryhen nga zyrtarë përgjegjës për mbrojtjen e autenticitetit të tyre.

Superfëlliqësira janë ata që falsifikojnë dhe mashtrojnë duke cënuar të drejtat dhe privatësinë e të përndjekurve nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Të tillë jeni sa kohë keni shkelur me vetëdije dhe në bashkëpunim ligjet.

Ju që u vutë në alarm nga e-mail anonim i një sigurimsi VFLP dhe për një ditë bëtë 7 vendime dhe shkelët 6 herë ligjin, ju e dini shumë mirë se kush është I.M.

Ju që nga 3 Gushti nuk i ktheni përgjigje viktimës për të cilën u “alarmuat", ju jeni të korruptuar deri në fyt nga Edvin K. Rama dhe Larva e tij, me leje ndërtimi dhe ndërtime pa leje.

Turp që për hir të korrupsionit tuaj dhe të të afërmve tuaj mashtruat Kuvendin dhe opinionin publik.

Nuk keni për t'i shpëtuar kurrë dënimit ligjor!

Koha e sigurimësave dhe e patronazhistëve ka përfunduar njëherë e përgjithmonë!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...