Berisha: Do hiqet menjëherë taksa e Rrugës së Kombit, duhen protesta popullore për 'Skavicën'

Saturday, 24 September 2022 14:27
 
Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se një nga vendimet e para të qeverisë së tij do jetë heqja e taksës te Rruga e Kombit.

“Një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës antikombëtare të Rrugës së Kombit. Edi Rama e vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge. Ai dërgoi grupin e tij për të bllokuar hapjen e tunelit të Kalimashit.

Taksa dhe trau do të hiqen muajt e parë, në vendimet e para të PD-së,” tha Berisha.
 
Lidhur me projektin e Skavicës, Berisha tha se duhen protesta popullore.
“Institucionet e këtij vendi janë në dorë të një njeriu. Shqipëria është diktaturë e një partie. Çdo pushtet në këtë vend, buron nga PS. Kështu që ideja e kundërshtimit institucional të Skavicës është për fat të keq, fiktive.

Kundërshtimi i vetëm është popullor. Qytetarët e Dibrës dhe mbarë shqiptarët, nuk duhet të lejojnë Edi Ramën që të zhdukën 40 fshatra të luginës së Drinit, pjesës më pjellore të Dibrës. Këtu mbetet një mobilizim popullor që asnjë kompani mund të mendojë se mund të ndëshkojë Dibrën me projekte të Enver Hoxhës, të zbatuar nga pasardhësi i tij, Edi Rama,”tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...