ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë në selinë e PD këtë të hënë komentoi fitoren e koalicionit të djathtë në Itali, kryesuar nga Giorgia Meloni.
Përshendes fitoren e koalicionit të djathtë në Itali, Giorgia Melonit, Mateo Salvinit, Silvio Berluskonit, aleatë tanë tradicionalë.
Sot Italia është në një moment historik. Meloni sipas votës së qytetarëve italianë, do të jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë.
Fitorja e Meloni dhe koalicionit që udhëhoqi, është fitore e vlerave konservatore më të arrira të shoqërive të lira. Fitore e lirisë, familjes, atdhetarisë. Por Meloni është një euro atlantiste e vendosur.
Ajo ka përkrahur qëndresën e kombit ukrainas për liri, dënuar agresionin barbar rus ndaj Ukrainës, ka qendruar në anën e aleancës së Atlantikut të Veriut dhe SHBA në këtë betejë.
Meloni ka një vokacion të qartë europeist në favor të BE. Vlerat në të cilat ajo beson, janë vlera që gjithnjë e më shumë, po triumfojnë në Evropë”, deklaroi Berisha.