Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital për çështjen Ervis Martinaj. Qytetari shkruan se para se të zhdukej Ervis Martinaj ka qenë i strehuar te një femër që punon në bashki.
Berisha shkruan se Policia dhe prokuroria e partisë fshehin rolin e femrës së partisë.
Postimi i plotë:
Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka një femër e partisë së krimit!
Policia dhe prokuroria e partisë fshehin rolin e femrës së partisë.
Qytetari dixhital ka pyetje direkte për Edi Ramën dhe rolin e tij në zhdukjen e Ervis Martinit. sb
“Pershendetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e Ramës nuk e nxjerr që dy ditët e fundit para se me u zhduk Ervis Martinaj ka qenë i strehuar te një femër socialiste që punon te bashkia lali erit e cila quhet…Policia e di shumë mirë dhe ka marrë dëshminë e kësaj femre, por pse nuk e nxjerrin sepse deri në momentin qe ka taku shijaksit ka qenë me këtë femër me vete e ka derguar kjo nga shpia e vet ne shijak
Prokuroria ka edhe videot ku shihet Ervis Martinaj duke hyrë në pallatin ku jetonte kjo femër dhe kanë edhe videot që del nga apartamenti ditën e zhdukjes me ktë femër dhe hipën në makinën e ksaj.
Pse se nxjerr policia dhe Edi këtë fakt dhe videot kur del nga shpia ksaj dy ditët e fundit
Apo Edvini do të mbrojë gocat e partisë vet dhe mos te zbulojet që e ka eliminu vet ai Ervisin”.