'Basha energji vetëm për të gënjyer'/ Meta: Kurrë bashkëpunim me Ramën

E Enjte, 29 September 2022 20:15
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta paralajmëron se nuk do të bashkëpunojë kurrë me Edi Ramën në të ardhmen. 

Meta shprehet në një intervistë se kryeministri tradhtoi rëndë interesat kombëtare të vendit. 

 
Ndërsa duke komentuar ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, Meta tha se ai kishte energji vetëm për të gënjyer. 
 
 "Nuk do të kem kurrë bashkëpunim me Edi Ramën. Ai ka tradhtuar rëndë interesat kombëtare. Rilindja bën diversione për drejtuesin e opozitës. Mosha nuk është tregues për energjitë. Lulzim Basha kishte energji vetëm për të gënjyer. Edi Rama ka dhjetë vite kryeministër. Sa herë vijnë zgjedhjet bëhen kërcënime për prishje ndërtimesh. Të gjitha ndërtimet që janë lejuar të ndërtohen pa leje janë bërë me lejen e tij. Edi Rama sheh një kotec pa leje në Vlorë dhe e çon të moshuaren para drejtesise ben sikur nuk i shikon të gjitha katet pa leje te kullave në mes te Tiranës. Askush nuk e beson me. Jemi në kuadrin e një shoë", tha Meta për Report Tv. 
Login to post comments

Lajmet e fundit

87-VJETORI I ISMAIL KADARE, FLET ELENA: ARDHJA NË SHQIPËRI NA KA ZBUKURUAR JETËN

Kulturë

87-VJETORI I ISMAIL KADARE, FLET ELENA: ARDHJA NË SHQIPËRI NA KA ZBUKURUAR JETËN

Elena Kadare në 87-vjetorin e lindjes së bashkëshortit të saj ka ndarë disa momente nga jeta e tyre së bashku, ndërsa ka folur gjithashtu edhe për rikthimin e tyre në...

Soko: Qeveria vjedh parate e shqiptareve dhe mban pushtetin duke gjymtuar opoziten

Politikë

Soko: Qeveria vjedh parate e shqiptareve dhe mban pushtetin duke gjymtuar opoziten

Pedagogu Pano Soko ka qene i ftuar dje ne emision Top Story ne Top Channel ku ka folur edhe per ngjarjet e fundit te aktualitetit politik dhe nder te tjera...

Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Lindita Nikolla si mercenare e Edi Ramës

Politikë

Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Lindita Nikolla si mercenare e Edi Ramës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nga jashtë sallës së Kuvendit foli për kaosin që përfshiu sot seancën plenare. Ajo sulmoi ashpër kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla duke thënë se...