Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se situata e luftës së fundit në Kosovë nuk mund të krahasohet me agresionin rus kundër Ukrainës.
‘Ne nuk konsiderojmë se situata në Kosovë, e krijuar 23 vjet më parë, është e ngjashme me agresionin e armatosur dhe pushtimin tokësor të Rusisë në Ukrainë, sulmet e synuara ndaj ndërtesave të banimit ku jetojnë civilë, nuk shohim një analogji midis dy situatave’.