Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta duke ju referuar një artikulli të revistës “Monitor” për nxitjen e sektorit të ndërtimit në Shqipëri, shprehet se pikërisht aty ku janë të përfshira edhe interesat e qeverisë për pastrimin e parave të pista të grupeve kriminale.
Në një publikim në Facebook, Meta kujton raportin e Nismës Globale kundër krimit të Organizuar Ndërkufitar, sipas të cilit vetëm në tre vite 2017-2019 në Shqipëri u pastruan 1.2 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.
Postimi i plotë
Të fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj.
Të fundit në rajon për industrinë prodhuese.
Të fundit në rajon për eksportet e mallrave dhe shërbimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Kompanitë e mëdha të huaja zgjedhin vendet fqinje përpara Shqipërisë sepse në Shqipëri klima për investitorët e huaj seriozë është armiqësore, korruptive dhe dekurajuese.
Qeveria ka nxitur vetëm sektorin e ndërtimit, pikërisht aty ku ajo është e përfshirë në interesat për pastrimin e parave të pista të grupeve kriminale.
Sipas raportit të Nismës Globale kundër krimit të Organizuar Ndërkufitar vetëm në tre vite 2017-2019 në Shqipëri u pastruan 1.2 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.
Është e qartë se të gjithë këto tregues që nxjerrin në pah zhvillimin e dobët ekonomik të vendit janë rezultat i një modeli të dështuar ekonomik të Qeverisë, dritëshkurtësisë së saj dhe përzgjedhjes së krimit si aleat dhe jo investitorëve të huaj seriozë në rrugën e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.