Kreu i Partisë së Lirisë tha se opozita është në një kurbë ngritëse, por koordinimi duhet të vijojë theksoi ai pasi “jemi përballë një regjimi mafioz”.
Meta në një intervistë për Shijak tv tha se ish kreu i PD, Lulzim Basha është “një gënjeshtar i lindur. Teksa theksoi se qeveria e Ramës “do shporret vetëm përmes protestave e zgjedhjeve”
Ilir Meta: Opozita momentin e saj më të errët e pati 25-26 prillin. Rezultat i paracaktuar i mirëkoordinuar, inxhinierik i përcaktuar mes Ramës e Bashës, i mirëkoordinuar dhe prej dy kompanive të ndryshme që kishin lidhje me njëra tjetrën.
Edhe lista e deputetëve ishte e bër për të vijuar e justifikuar ndarjen e pushteteve me Ramën pas zgjedhjeve e pas eleminimit të Berishës që ishte dhe kjo e planifikuar
si ishte planifikuar shkarimi i Metës për shkelje të kushtetutës e përralla kishin plan të qartë për ekzekutimin e pluralizmit
Që atëherë opozita është në një kurbë ngritëse por shpejtësia e kësaj ngritje e koordinimi i opozitës duhet të rritet akoma më shumë se jemi në kushtet e një regjimi mafioz në kuptimin më të drejtpërdrejtë të kësaj fjale, bazohet mbi shkeljen e Kushtetutës, falsifikimeet e kapjen e ligjit.
Shikoni cmimin e energjisë, qeveria ia con ERE-s, është institucion i pavarur, dhe pagat i kanë dyfish sa ministrat. ERE thjesht aprovon vendimet e parregullta të KESH e pasi e shpall del prap mbi ERE duke treguar që këtu ka rënë shteti i së drejtë.
Janë kaq banditë sa në Gjykaten Kushtetuese këta falsifikuan firmën e ish kreut të Kuvendit e gjoja cuan në seancën e fundit një provë të re kundër meje si President ku ne e kapëm që ishte falsifikim i provës.
Ky regjim mafioz do shporret vetëm përmes protestave e zgjedhjeve, e ngritjes së opozitës në një nivel të ri. Lulzim Basha një gënjeshtar i lindur dhe i kapur, LSI nuk i dëgjoi paralajmërimet e mia.