Një nga përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve të Universitetit të Shkodrës i cili pas studimeve në Itali ishte kthyer për të punuar në vendin e tij i ka kërkuar minsitres së Arsimit dhe kryeministrit Edi Rama “të ulen me këmbë në tokë”.
“Kam mbaruar universitetin në Itali e doktoraturën në universitetin e Tiranës. Në 2008 erdha të punoj për vendin tim. Sot them ku jemi? Ku jemi me këto 14 vite investim? Kur jam kthyer në universitetin e Shkodrës kishim sallat, gjenerator me një dritë shtesë, kur ikinin dritat ndizej për të vijuar mësimin. Për fat të keq sot kanë ndërtuar godinat gjendja në universitet është përtokë, e kjo është për të ardhur keq.
Jemi këtu për të kërkuar kthimin e dinjitetit të punonjësit të administratës së universitetit nga sanitarja tek punonjësit ndihmës që punojnë në kushte mizerabël në laboratorë e paguhen 31 mijë lekë e duhet të mbajën familejn e kanë e frikë të protestojnë se i heqin dhe nga puna.
Ministrja na coi gishtin e tha është faji juaj, jo jo, unë për vete si shumë të tjerë kemi kontribuar. Hajde ti minsitre e bëje sakrificën të heqësh dorë nga 1800 euro që e kam pasur rrogën në Itali e të punosh me 500 mijë lekë në Shqipëri e të përballesh me gjithë problematikat.
Ju lutem shumë si kryeminsitri e ministrja të ulen më këmbë në tokë të shohin që këtu ka profesora të universitet e duhet ti vihet gishti kokës për të parë cfarë është bërë gabim në këto vite”, tha pedagogu.