Kompania e njohur TerraWorld, me bazë në Kosovë, e cila bën matjen e pëlqyeshmërisë në medien sociale, sjell të tjera të dhëna që tregojnë se Sali Berisha e fiton në mënyrë të thellë duelin ndaj Edi Ramës.
Të dhënat tregojnë se Berisha vazhdon të thellojë epërsinë e krijuar që prej protestës masive të 7 korrikut.
Pëlqyeshmëria dhe reagimet ndaj tij në medien sociale kanë ardhur vetëm në rritje.
Matja e fundit ka skanuar medien sociale në 15-ditëshin e dytë të shtatorit.
TerraWorld arrin në përfundimin se Berisha e fiton duelin ndaj Ramës me 57.88 përqind. Ndërkohë Rama regjistron vetëm 42.12 përqind.
Ekspertët e kësaj kompanie thonë se i njëjti mekanizëm dhe algoritëm është përdorur me sukses për të parashikuar edhe garat në vende të tjera si Kroacia.
Kompania bën me dije se në matje janë përfshirë vetëm profilet reale në median sociale. Nga kjo matje janë përjashtuar profilet e reja, profilet që nuk kanë foto, profilet që nuk janë aktivë me postime, profilet që nuk kanë reagime, profilet që kanë vetëm një emër pa mbiemër, profilet që bëjnë share postimeve të kandidatëve respektivë, etj.
Në këtë mënyrë, matja është unike, duke regjistruar vetëm personat që janë aktivë dhe kanë një profil real.