Në fjalën e tij në Kuvend Flamur Noka, nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama dhe ministres Elisa Spiropali.
Më tej theksoi se në pallatet e ndërtuara në Valias banorët nuk kanë marrë banesat, por sipas tij ato hyrje i kanë marrë patronazhistët.
“Një ministri është në karrige për t’i shërbyer qytetarëve dhe jo për ti gënjyer. Por Elisa dhe Skënderbeu jetojnë në botën virtuale të çudirave , shqiptarët jetojnë në botën reale.
Ndaj e përsëris a e di Elisa se sa është ndihma sociale? A e din Elisa që të gjithë prindërit e shkollës, “Demokracia”, “Ibrahim Basha”, “Sulejman Elezi” , paguajnë 30 mijë lekë në muaj privatisht për të çuar dhe marrë nxënësit në shkollë. Këtë e kanë shpërblim nga Elisa dhe kryetari i emëruar në Kamëz. Këto janë mrekullitë që ka bërë qeveria e Elisës dhe Skënderbeut. Vijnë këtu flasin dokrra, mjafton të bëjnë show, por realiteti nuk ka asnjë lidhje me këto”, tha ai.