Në një komunikim për mediat, Ilir Meta njoftoi se Koventa Kombëtare e Partisë së Lirisë do të mblidhet në 29 tetor.
“Koventa Kombëtare e Partisë së Lirisë mblidhet në 29 tetor. Të reflektojmë ndryshimet në statut dhe program. Të zgjidhen forumet e Partisë së Lirisë dhe të merren vendimet lidhur me aksionin e saj politik”, tha Meta.
Gjithashtu kreu i Partisë së Lirisë nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë Rama, duke u shprehur fundi i regjimit është ndëshkimi i kryeministri dhe bandës së tij.
“Situata është kritike. Por fundi i kësaj është ndëshkimi i Ramës dhe i bandës së tij dhe ringritja e shtetit. Opozita e ka të domosdoshme të jetë e bashkuar”, tha Meta.
“Investimi më i mençur, më i djallëzuar dhe më kriminal që ka bërë Rama ka qenë korruptimi i opozitës dhe përçarja e saj në të kaluarën. Kjo situatë është krijuar prej shumë vitesh. Që nga bojkoti i Reformës në Drejtësi e djegia e mandateve e kështu me radhë. Jam optimist se situata do përmirësohet falë aksionit tonë të përbashkët".
"Kjo situatë nuk është situatë e krijuar në një ditë e në një vit, por prej shumë vitesh. Jam optimist se situata do vijë dhe do të përmirësohet falë aksionit tonë të përbashkët, e përveç reagimit, protestave, mbështetjes së tyre, iniciativave të tjera nga ne, mos harrojmë se në pak muaj do kemi zgjedhjet vendore. Ky është moment pozitiv se do rivendoset pluralizmi politik e llogaridhënia në pushtetin vendor, ku gjithçka kontrollohet nga një parti e vetme," tha Meta.