Berisha: Ka një vendosmëri për të ecur drejt protestave kombëtare, sa më shpejt të jetë e mundur

Premte, 07 October 2022 15:02

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Gjirokastra se ka një konsensus për të shkuar sa më shpejt drejt protestave të përgjithshme kombëtare.

Ai i bëri këto komente pasi u bëri thirrje qytetarëve të garojnë, por edhe të votojnë në primaret e PD-së dhe aleatëve.

“Duke shpresuar në gatishmërinë e qytetarëve për të kontribuar në këtë proces, shtoj nga ana tjetër se çdo ditë, çdo javë që kalon, regjimi i Ramës bëhet më abuziv, vjedh më shumë, mashtron më shumë dhe e ka humbur tërësisht sensin e njerëzisë.

Kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka qenë më e pasigurt se këto ditë. Vetëm shkatërrimi i sistemit të TIMS dhe MEMEX. Qëllimi ishte te zhdukeshin gjurmët e lidhjes së qeverisë me trafikantët. Të zhdukeshin gjurmët e udhëtimit të Taulant Ballës 54 herë me trafikantë.

Një polic që ishte një lloj pengese, u largua në mënyrën më mafioze nga detyra e tij. Shqiptarët nuk morën vesh asnjë argument se pse kryepolici i vendit u largua nga detyra, përveç lidhjeve të Çuçit me Ramën. Përveç rënies së tij në hekurin e nxehtë.

Ndaj dënoj me ashpërsi këtë akt. Dënoj qëndrimin, fshehjen që bën Edi Rama, Bledi Çuçi. Ka çuar tani një zëdhënës të vetin, se atë shefin e SHISH e dërgoi për shkollim, se paska qenë pa shkollë ky Helidoni, dhe çoi këshilltarin e tij që nuk është marrë kurrë me shërbimet inteligjente.

Pra, ka shtrirë tërësisht kontrollin ne çdo qelizë. Siguria është më në rrezik se asnjëherë. Shkalla e papërgjegjshmërisë së tij është më e madhe se çdo herë. Pas çdo firme që vendos është një vjedhje e re. Pas çdo ligji që sjell në parlament, ka një grup interesi.

Situata po bëhet katastrofike. Krahas vendosmërisë për të marrë pjesë në zgjedhje, ka një vendosmëri për të ecur drejt protestave të përgjithshme kombëtare, sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndaj edhe shfrytëzoj edhe njëherë këtë takim, për t’u bërë thirrje shqiptarëve, arsimtarëve, mjekëve, infermiereve, administratës publike, bizneseve të vogla që po përjetojnë një tirani të vërtetë të çmimit të energjisë dhe taksave, që të ngrihemi kundër këtij dhunimi dhe t’i presim Edi Ramës, faturën që meriton.

Do e mbyll me këto fjalë: nëse marrim 110 vitet e fundit, ajo e Edi Ramës ka vjedhur më shumë se çdo qeveri, në 110 vitet e marra së bashku. Kurrë nuk kanë ndodhur vjedhje siç kanë ndodhur me këtë qeveri. Ndaj i ftoj shqiptarët të ngrihen në një protestë për ekzistencën dhe dinjitetin tonë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...