- “Ka një kohë për çdo shqiptar që duhet t’i dalë zot vendit. Ne shohim se si po tretemi, po na ikin të rinjtë, po na ikën e ardhmja. Ndaj po e filloj me të rinjtë. Në këtë betejë, ju bëj thirrje të dilni në krye të përpjekjes, qoftë për një fushatë elektorale model, por qoftë edhe për protestat më të fuqishme
Ne kemi një detyrim të madh ndaj njëri-tjetrit, ndaj vendit, ndaj trashëgimisë tonë atdhetare, të ndalojmë këtë rrokullisje të madhe. Energjia e të rinjve, angazhimi i të rinjve është vendimtar në këtë përpjekje.
Ndaj edhe ftoj Forumin Rinor, të rinjtë e Libohovës, Gjirokastrës dhe Shqipërisë, të bëjnë gjithçka për të bërë Shqipërinë kopshtin e ëndrrave të tyre të ardhme. Duhet të shpëtojnë nga ky regjim.
Ndaj dhe ju ftoj të bëjmë gjithçka për të tërhequr, për të bindur sa më shumë libohovitë, gjirokastrite, shqiptarë, që të mbështesin kauzën tonë të drejtë.
Ne kalojmë në një sistem demokratik, do jeni ju që do votoni kandidatin për kryetar bashkie në Libohovë dhe mbarë Shqipërinë. Fusim pluralitetin dhe do votojë anëtarësia dhe simpatizantët. Përpiquni që të nxirrni qytetarin më të mirë që përfaqëson interesat tuaja dhe ju garantoj se do ketë mbështetjen më të plotë,” tha Berisha.