“Ju falënderoj për pritjen e ngrohtë. Ju falënderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj PD-së. Ju ftoj në një moment kritik për Shqipërinë, të vendosim që nga koha jonë e çmuar, të ndajmë çdo ditë orët apo orën e misionit tonë të madh, misionit të shpëtimit të Libohovës, Gjirokastrës dhe Shqipërisë.
Kemi një regjim, i cili ndoshta ka vjedhur këto 8 vite qytetarët shqiptarë më shumë se që kur është mbjellë ku rrap deri më sot. Nuk mund të ketë imagjinatë njerëzore pë vjedhjet masive nga qeveria. Kjo për një shkak të vetëm. Kur vjedh kruyemiistri, vjedhja bëhet sistem. Sepse vartësit e tij rendin të vjedhin sa më shumë dhe shkon zinxhir me radhë. Është më e vështirë sot beteja, sepse kjo qeveria ka para të pafundme, nuk respekton ligj, nuk respekton moral.Nga ana tjetër kjo është një kalbësirë, kjo është një qeveri anti-vlera. Nuk mund t’u rezistojë kurrë qytetarëve që vendosin ta largojnë ata. Detyra jonë është të punojmë me çdo qytetar të këtij vendi, me çdo biznesmen, me çdo punonjës, me çdo fermer, me çdo bari, me çdo të ri, çdo të moshuar. Të shpëtojmë veten dhe vendin.
Mundësitë në Shqipëri janë të jashtëzakonshme. Nëse Edi Rama, por nuk donte, mund të kishte trefishuar pa asnjë vështirësi rrogat dhe pensionet. Por nuk do, se do të largojë masivisht njerëzit nga Shqipëria. E ka gjithçka në funksion të karriges së tij, pushtetit të tij.
Sot një zyrtar i lartë i BE deklaronte se Ballkani pas 5 vitesh është më keq sa ishte 5 vite më parë. Absolutisht shkaku kryesor është Edi Rama dhe Aleksandër Vuçciç. Dy autokratë që nuk pyesin për votën, që marrin një nismë treshe kundër tre të tjerëve. Me Ballkanin e Hapur, Edi Rama solli falimentimin masiv të fermave në Shqipëri. 15 lopë, më tha fermeri, i solla nga Greqia. 15 kile qumështi merrja për lopë, nuk kam asnjë se nuk kam leverdi. Tani e mori qumështin pluhur nga Serbia. Në një kohë kur në vitin 2013 ishim eksportues qumështi.
Sot është një ditë kur çdo shqiptar duhet t’i thotë vetes: do të kontribuoj. Kemi një kryeministër antishqiptar në çdo gjë. Fund e krye. Arritja më e madhe pas pavarësisë ishte çlirimi i Kosovës. U bënë dy shtete të lira shqiptare. Fuqia e shqiptarëve u dyfishua. Kurse ky e kthen Tiranën në një qendër të luftës së ftohtë kundër Prishtinës, për përfitim të Beogradit.
Merret me simbolet kombëtare, shkon e shkatërron Sheshin e Flamurit në Vlorë. Si mund të shkatërrohet një shesh kombëtar? Shkatërron Teatrin Kombëtar në Tiranë. 70-vjeçar. Pse e shkatërron? Do të ndërtojë teatër më të mirë? Ndërtoje, por atë mbaje si dëshmi se ke 70 vjet skenë teatri. Po bën një batërdi për tjetërsimin e simboleve, për simbolin e shqiptarëve dhe zëvendësimin e tyre nga Bangladeshi. Nuk jemi racistë, por kryesorë kemi shqiptarët, t’i mbajmë këtu.
A do ta lejojmë ne këtë? Nuk duhet ta lejojmë kurrë. Ne duhet të ngrihemi. Duhet të bëjmë gjithçka që Libohova siç ka qenë, demokratike.
Ju garantoj se ju do zgjidhni, ju ne. Ju do zgjidhni kandidatin për qytetar të parë. Ne premtuam ndryshimin, dhe ky është ndryshimi që sjellim ne. Do jeni ju, jo ne, që do votoni për kryetarin që doni. Ama një gjë po u them: nëse lypset një seriozitet absolute nga ne, është ai për votën. Nuk ka shoqëri në botë që zhvillohet pa votën e lirë. Ajo është çelësi.
Ndaj dhe ne, me votën tonë të lirë, të zgjedhim kandidatët. I zgjidhni ju, ai ka detyrime ndaj jush. Në këtë mënyrë bëjmë hapin e dytë demokratik, ku i zgjedhuri përfaqëson atë që e ka votuar. Dhe jo siç ndodh sot, ku ka deputetë për të cilët nuk ekzistojnë qytetarët. Si nuk ndalin njëherë të mbrojnë një interes të fermerëve, të barinjve, të pensionistëve, të të rinjve. Asnjë. Po i kritikove qeveritarët, po ua kritikove një ministër, ngrihen 5 për t’i dalë zot.
Ne duhet t’i japim fund kësaj situate. Ndaj ju ftoj të merrni pjesë në primare, të zgjidhni kandidatin që doni, ju garantoj se ne do respektojmë votën tuaj.
Do e mbyll me një vlerësim të madh për Forumin Rinor të Libohovës, Dropullit, Lazaratit, Gjirokastrës, që të bëjnë gjithçka që kjo fushatë, kjo betejë të ketë energjinë, forcën dhe fytyrën e tyre,” tha Berisha