“Por sot është një datë tjetër. Sot, nomenklatura e shtetit monist, po kremton 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave. Sot, në këtë 50-vjetor, pasardhësi i nomenklaturës së vjetër, mbajti një fjalim, në të cilin vazhdoi falsifikimin e turpshëm të historisë.
Nga kjo akademi, u himnizuan antivlerat. Në veprat e saj spikati mashtrimi, në shumë prej tyre, spikati glorifikimi i të keqes dhe diktatorit. Akademia është bashkëfajtore për tiraninë hiperkolektiviste që vendosi diktatori në Shqipëri. Tirani, e cila erdhi si rezultat i hiperkolektivizmit total.
Ata me mbështetjen e madhe që i jepnin proceseve ose hiperkolektivizmit dhe deformimit të historisë, ata luajtën një rol negativ të dorës së parë. Sot është koha jo të lavdërohen, por të denoncohen me të madhe si akte ndër më të rëndat ndaj shqiptarëve,” tha Berisha.