‘Unë kudo ku shkoj gjej një urrejtje ndaj kësaj qeverie. Ka ndodhur një pakënaqësi e madhe, edhe gurët po të kishin gojë, do të flisnin kundër kësaj qeveri’, u shpreh kreu i PD-së gjatë debatit në ‘Opinion’.
Në Vaun e Dejës më thanë vetëm na thuaj datën dhe do të vijmë i madh dhe i vogël. E gjithë Shqipëria do të derdhet në protesta.
Shqipëria do të njohë protesta më të mëdha që nuk i ka parë ndonjëherë. Protestat kanë filluar. Sindikata e Universiteteve është në një betejë me qeverinë dhe i janë bashkuar edhe studentët’, deklaroi kreu i PD-së, Sali Berisha.