Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot edhe zhvillimet politike në vend.
“Bashkimi i PD ka të hapur çdo opsion. Ky është qëndrimi i Berishës, pa asnjë lloj diskriminimi përveç një rasti të veçantë, që duhet të sqarohet dhe kaq.
Përsa i përket betejës brenda PS-së, ajo është betejë për jetë a vdekje mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
Deri tani këtë betejë po e fiton Erion Veliaj. Ne i konsiderojmë ata si të keqen më të madhe të këtij vendi,” tha Berisha.