Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv siguroi çdo biznesmen se pasi të fitojë zgjedhjet, do të ulë taksat në mënyrë dramatike.
Sali Berisha tha se do të ulë kontributet e sigurimeve shoqërore, TVSH-në, tatimin mbi fitimin dhe do të heqë taksën e kapitalit.