Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë një vidoe nga protesta e pedagogëve dhe studentëve në Tiranë duke ofruar mbështetjen e plotë për ta.
‘Dënoj arrogancën, cinizmin dhe kërcënimin nga Edi Rama të pedagogëve me vetting dhe studentëve me zëvendësimin e tyre me studentë të huaj!’, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Mbështetje të plotë pedagogëve dhe studentëve grevistë!
Dënoj arrogancën, cinizmin dhe kërcënimin nga Edi Rama të pedagogëve me vetting dhe studentëve me zëvendësimin e tyre me studentë të huaj! Të gjithë në protestë! sb