Ka përfunduar takimi i parë mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës, të mandatuar për të përshpejtuar procedurat e bashkimit dhe daljes me kandidatë të përbashkët ne zgjedhjet e ardhëshme lokale.
Takimi ka zgjatur rreth 1 orë 30 minuta.
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Paloka tha se diskutimi po vijon dhe se nuk kishte ndonjë gjë për të deklaruar.
“Eshtë një vullnet i përbashkët pë të dalë me një kandidat”, tha Paloka.
Ndërkohë, deputeti Bardhi mësohet të ketë deklaruar pas takimit të sotshëm se “po vijojnë diskutimet”.