Meta: Është një kohë e ndryshme jemi përballë rreziqeve dhe kërcënimeve të reja, janë kërcënime reale, për liritë e të drejtat e qytetarëve dhe për interesat kombëtare. Këto janë arsyet pse 25 korriku sjell një forcë të re politike me një dimension dhe mision krejt tjetër. Leksione kemi marrë pa fund, më pëlqen shprehja, “unë ose fitoj ose pësojë”. Kam mësuar shumë edhe nga dështimet e të tjerëve.
Kemi konventën zgjedhore të Partisë së Lirisë, jemi në moment tranzicioni, do të miratohet statuti dhe do të zgjidhen forumet e përhershme që do drejtojnë PL.
Do të ketë garë për kryetarin e PL?
Do të ketë një bosht ideologjik?
PL ka tre boshte, lirinë, interesin kombëtar dhe njerëzor.Interesi kombëtar shihet në të gjitha planet, shikohet në planin ekonomik, një ekonomi që ka sjell në shpopullim të vendit. Ekonomi e dështuar se të gjithë treguesit na rendisin në fund të rajonit. Interesi kombëtar është ai që udhëheq PL.
Ne drejtohemi për shqiptarët që ndihen të cenuar për liritë e të drejtave të tyre, që e kuptojnë se kur Ilir Meta u binte kambanave për shpopullimin, nuk ishte paranojë, por është realiteti i shëmtuar që ndodhet vendi ynë. U drejtohemi atyre që kanë dinjitet njerëzor që nuk mund të vazhdohet pa fund. Mosreagimi ndaj saj nuk është gjë tjetër për t’i mohuar vetes edhe ato pak të drejta që mund të kenë.