Kështu u shpreh Ilir Meta në një intervistë televizive, duke shtuar se emrat që do të dalin nga primaret nuk do të kenë asnjë kundërshtim nga PL.
"Nëse opozita është e vendosur për të fituar Tiranën, Elbasanin, Durrësin e fiton që sot. Po nuk duhet humbur më kohë. Çdo ditë që kalon është një kohë që humbet", tha Meta për emisionin 'Pushti' në Faxneës
“Këtu është goditur në themel sistemi opozitar, jo thjesht si PD apo PL. Këtë goditje ja bëri Basha në bashkëpunim me Ramën. Prandaj opozita është e vonuar në këtë përballje. Duhet ecur shumë shpejt, sepse jepen kulla nga 70 kate, dhe jepen për të blerë sa më shumë mundësi për tjetërsimin e pushtetit vendor.
Ne mbështesin kandidatët që bie dakord PD. PD të bashkojë shqiptarët kundër rilindjes. Është e rëndësishme që të merren vendime sa më parë. Për çdo emër që del nga primaret është përgjegjësi e PD dhe e Berishës dhe ne do ta mbështesim, sepse çdo rezervë e jona do ti shërbente Edi Ramës”, tha Meta