Sipas tij, primaret dhe protestat janë themelore për PD-në dhe për vendin.
Nga ana tjetër ne vijmë si një forcë politike që kemi premtuar ndryshimin dhe konkretizojmë në këtë periudhë një hop të madh cilësor në ndryshim, është zbatimi i primareve në zgjedhjen e qytetarëve të parë dhe këshilltarëve, në mënyrë që zotimin para shtetasve tanë dhe shqiptarëve ta shndërrojmë në realitet, me gjithë vështirësitë, por me bindjen më të thellë se ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.Në këtë vend, vota u përjashtua nga partitë dhe nga shoqëria, prandaj rikthimi i saj është vendimtar për të ardhmen tonë dhe të Shqipërisë. Për një gjë ndihemi të lehtësuar. Kjo parti nga dhjetori deri më sot ka votuar më shumë se kurrë dhe kemi bërë shumë mirë dhe prapë nuk do të rreshtim përpjekjet për të konsoliduar votën e lirë, si shprehja e vullnetit të anëtarëve dhe mbështetësve tanë.
Kryesia ka diskutuar gjerësisht për rregulloren e primareve. Tani përgjegjësia kryesore shkon tek seksionet dhe ky është zhvillimi tjetër i besimit që ne tregojmë për kryetarët e seksioneve, sekretarët. Atyre, seksioni i organizimit do ju ndajë listat, do të jenë me dokumente zyrtare, mbi të cilat seksionet do të përcaktojnë simpatizantët dhe janë të mirëpritur të votojnë,” tha Berisha.