“Janë të paktën shekuj mbrapa, kryekëput antishqiptare dhe jashtëzakonisht të rrezikshme për të ardhmen e vendit. Ky njeri, gjenerator negativiteti, me ardhjen në pushtet betejën kryesore e ka bërë me artistët. Bëri gjithçka gjersa rrënoi Teatrin, simbol i kombit.
Pra, ky nuk firmos dot varje, por firmos largimin masiv të mjekëve nga Shqipëria. Rrënimin me shpejtësi katastrofale të sistemit shëndetësor dhe u thotë shqiptarëve ka mungesë për 40 mijë mjekë. Mjeran me aleksi, nuk lexon dot.
Shqipëria kishte 1 mjek për 600 banorë, tani e ka për 1100 banorë. Notere e vdekjeve masive të shqiptarëve. Mos më fol pas shpine. Atë që i ke bërë ti kombit me Covidin, ti qosh.
Ky nuk firmos dot për të vrarë poetin, por për të larguar masivisht studentët nga universitetet,” tha Berisha.