Pagesat nga buxheti për koncesionet rriten në 2023, inceneratori i Tiranës do marrë 34 mln euro për 3 vjet

Premte, 21 October 2022 08:58

Pagesat për koncesionet pritet të rriten më 12% në 2024-n, duke arritur në rekordin e 15 miliardë lekëve. Pavarësisht rritjes, pagesat për koncesionet pritet të respektojnë rregullin fiskal, sipas të cilit përqindja e pagesave të PBB-ve ndaj totalit të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës buxhetor të mos jenë më shumë se 5%. Në periudhën afatmesme, këto pagesa nuk pritet të jenë më të larta se 3% e të ardhurave tatimore të vitit të mëparshëm.

Ne 2022-n mbaruan tre kontrata, ajo e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit (të dyja nën hetim nga SPAK) dhe rimbursimi i rrugëve për ndërtimin e HEC-it mbi lumin Devoll.
 
 Ndërkohë, inceneratori i Tiranës do të vijojë të marrë pagesa nga buxheti, prej 1.27 miliardë lekë në 2023 dhe 1.36 miliardë lekë në 2023 dhe 2024, gjithsej  gati 4 miliardë lekë (34 milionë euro) për periudhën 2023-2025.
Ndërtimi dhe operimi i rrugës së Arbrit merr dhe pjesën më të madhe të pagesave në 2023-n, me 3 miliardë lekë, ose 22% të totalit.

Koncesionet e shëndetësisë marrin në total 5.2 miliardë lekë, ose gati 40% të totalit në 2023-n. Numri i tyre ka arritur në 4, pas fillimit nga puna të atij të laboratorëve. Sterilizimi parashikohet të paguhet me 1.75 miliardë lekë, ose 13% të totalit; laboratorët me 1.7 miliardë lekë (13% të totalit) dhe check up dhe dializa me përkatësisht 876 dhe 875 milionë lekë.

Skanimi në dogana merr çdo vit nga buxheti i shtetit gati 1.7 miliardë lekë.

Për koncesionet e tjera, pagesat janë më pak se 1 miliardë lekë (shiko grafikun: Financimi nga buxheti i kontratave PPP në 2023).

Gjatë vitit 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vijuar monitorimin e performancës së kontratave koncesionare/PPP-ve me mbështetje buxhetore, duke monitoruar ecurinë e pagesave faktike buxhetore dhe treguesit e performancës të planifikuar/realizuar për secilën kontratë koncesionare/PPP. Monitorimi dhe raportimi mbi kontratat konçesionare/PPP është institucionalizuar përmes përfshirjes në udhëzimin plotësues nr.1, datë 10.01.2022 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2022”, të skedulit të detyrueshëm kohor të raportimit të tyre nga çdo Autoritet Kontraktor dhe të formateve standarde respektive, me qëllim thellimin e analizës dhe rritjen e transparencës. Ky monitorim është kryer në bazë të rregullt mujore.

Megjithatë, rezultatet e këtyre monitorimeve nuk janë bërë ende publike, teksa disa nga këto koncesione si inceneratorët e Fierit e Elbasanit, sterilizimi dhe check up janë nën hetim nga struktura e posaçme e hetimeve, SPAK

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...