Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një vdekje natyrale apo me një krim policor, që po tentohet të fshihet.
Ka shumë gjëra që nuk përputhen dhe për këtë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, për të parë nëse kemi të bëjmë me një vdekje natyrale apo me një krim policor, që po tentohet të fshihet”, theksoi Bushati.Përmes një njoftimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se mbrëmjen e 19 tetorit, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës, efektivët kanë konstatuar Laert Kurtin duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.
I riu u shoqërua në komisariat dhe hetimi paraprak del në përfundimin se ai humbi jetën për shkak se ka gëlltitur një qese me drogë, për t’iu shmangur kapjes nga policia.