Berisha: Lear Kurtin e vranë për së dyti, qesen ia vendosën në stomak

Premte, 21 October 2022 14:38

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se Lear Kurti u vra për herë të dytë.

“Një grup kriminal u krijua në këtë rast, se si e si të vrasim për së dyti Lear Kurtin. U përsërit skenari i Klodian Rashës. Atëherë Ardi Veliu njoftoi se në një pellg u gjet një revole. Dje ai njoftoi se në stomak u gjet një qese plastike me kokainë. Iu vendos një qese me kokainë njësoj si revolja në pellg.

 

Çfarë e shtyu Ardi Veliun dhe Çuçin në një akt shpellor mafioz autopsie, dezinformimesh. Ishte epileptik, vuante nga kjo, përdorte këtë. Ku shkuan kamerat? Patrullat e sotme janë të mbushura me individë të droguar. Kam dyshime se këto i bëjnë policë të droguar dhe jo normalë.

Nëse ai nuk është një rrezik, nuk po kryen një vepër në flagrancë, ata kamerat aty i kanë, në këtë mënyrë çdo natë patrulla mund të takojë të rinj që nuk e kanë kartën e identitetit me vete, ose tremben dhe ia mbathin, po kjo do të thotë t’i ndjekin që t’i vrasin? T’ua marrin shpirtin?

Qesja ka shumë shanse që është vendosur me dorë. Të kapërdish një qese është jashtë imagjinate. Duhet të kesh aty të paktën një filxhan me vaj ulliri që ta shtysh. Si kalon qesja në ezofag, këtë e di Ardi Veliu.

Edhe po të jetë qesja, ajo kurrsesi nuk është vdekjeprurëse,” tha Berisha.

“Pra kemi të bëjmë me një skenar, me të cilin e vranë për së dyti Lear Kurtin. Një i ri normal, një i ri për të cilin shokët e tij kishin vetëm fjalët më të mira. I rritur me sakrifica të mëdha nga familja e tij.

Kërkoj menjëherë largimin nga detyra të ministrit të familjes, që së bashku me Ardi Veliun që janë të gatshëm që të falsifikojnë çdo krim. Ky është morali i Edi Ramës, ndaj ai ka një përzgjedhje të preferuar me njerëzit që sillen në këtë mënyrë. Edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera familjes së Lear Kurtit, miqve dhe familjarëve të tij.

Të rinjtë kanë lënë një protestë. Ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen në protestë. Sepse pritet kush do jetë i riu i radhës që do ekzekutohet nga policët e droguar, ose që do humbasë jetën nga keqtrajtimet brutale”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...