Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka sfiduar kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit u mundua të mashtrojë duke justifikuar aksionin e policisë ndaj biznesit të deputetit demokrat, kur tha se objekti ku ushtrohej aktiviteti ishte pa leje.
Në postimin e tij në Facebook, Shehaj ka publikuar lejen e ndërtimit të firmosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ku theksoi se Rama vijon të gënjejë dhe ky është thjeshtë një pretekst për intimidim.
‘Rama kërkon të fshehë aferën me firmën e tij në shpalljen e Xhaçkës investitore strategjike. Do të më bëjë pis me shpifje, por unë nuk tërhiqem, e verteta do dalë’, shkruan Shehaj.
Postimi i plotë:
Rama vazhdon të gënjejë. Kompania ime ka marrë me qera para nje noteri një ambient me leje, Rama duhet të kontrollonte nëse është shkelur leja.
Ky është thjeshtë një pretekst për intimidim. Rama kërkon të fshehë aferën me firmën e tij në shpalljen e Xhaçkës investitore strategjike.
Do të më bëjë pis me shpifje, por unë nuk tërhiqem, e verteta do dalë.
Kjo është firma e Veliajt në lejen e ndërtimit.