Meta tha se Rilindja është një sekt. Sipas tij, Edi Rama e kapi shtetin duke kapur Lulushin
Meta komentoi edhe operacionet për ndërtimet pa leje. Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama më parë u ka shkelur syrin oligarkëve dhe ka bërë sikur nuk i ka parë pallatet që janë shtuar pa leje.Sipas Metës, tani kryeministri ka interesin e tij se po afrojnë zgjedhjet dhe e ka nisur këtë aksion për të gjetur një gjuhë të përbashkët me oligarkët.
Kreu i PL e akuzoi kryeministrin Rama se “po u pi gjakun fëmijëve shqiptarë”, duke gjetur gjithmonë “fatkeqësi”, sipas tij, për të justifikuar gjendjen e vendit.
Teksa e quajti “një klloun më të papërgjegjshëm në Shqipëri”, Meta theksoi se kreut të qeverisë i dalin sondazhet mirë pasi i bën vetë, duke shtuar “bomba na ka rënë për sa kohë të kemi ty, çfarë fatkeqësie më të madhe mund të ketë ky vend”.
“Misioni i Rilindjes është shpopullimi, varfërimi dhe shkatërrimi”, tha Meta me tone të forta. "Rama është peng dhe vasal i qarqeve më antishqiptare," tha ai.