Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video tronditëse, nga momenti i ndalimit të Lear Kurtit nga policia.
"Momenti tragjik kur ata që i morën shpirtin e transportojnë të vdekur Lear Kurtin, të cilin Rama- Çuçi e vranë për së dyti me kriminelin me uniformë, Ardi Veliu!", shkruan Berisha përkrah videos.
Në këto pamje duket qartë që i riu është në gjendje të rëndë dhe nuk reagon.
Pas këtij momenti, në vend që t'i jepej ndihma e parë, ata e kanë dërguar të riun në komisariatin nr.3.
Më pas trupi i të riut është dërguar në spitalin e Traumës ku u deklarua i vdekur.