Nisur nga ky fakt, Berisha është shprehur ashpër në shënimin e tij në Fb dhe ka akuzuar krerët më të lartë të qeverisë: “Narkopolici i droguar i merr jetën me makinë, me shpejtësi skëterrë, 12-vjeçarit dhe plagos tre fëmijë të tjerë. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së vogëlushit 12 vjeçar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim të rëndë nga bandat e drogës të Rama-Çuçi në polici”