Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me të rinjtë studentë në selinë blu.
Berisha shprehet se kryeministri Rama ka rikthyer kontrollin qeveritar tek universitetet ndërsa shtoi se ai rrëmben fondet.
U rikthye parimi i kontrollit qeveritar i universiteteve nëpërmjet komisarëve, dikur quheshin kancelarë dhe sot quhen administratorë, të cilët nuk veprojnë në përputhje me interesat tuaja, me interesat e pedagogëve tuaj, me interesat e konsolidimit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, por zbatojnë urdhrat e qeverisë dhe Ministrisë, duke rrëmbyer edhe fondet që krijon universiteti nga burime të ndryshme, përfshirë tarifat tuaja.
E njëjta gjë ndodhi me bordet, u emëruan militantë dhe këto së bashku morën atë që duhet liri akademike.”-tha Berisha.