Përligjet me fakte drithëruese, thirrja e fortë e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha për Komisionin Europian më 15 shtator nga foltorja e parlamentit, që të kontrollojë dhe të japë me kusht, çdo qindarkë që i akordon qeverisë shqiptare për projekte, pasi kjo qeveri i vjedh. Dëshmi është sot rindërtimi i një shkolle 9-vjeçare në Kamzë.
Berisha shkroi sot në FB: “Hajdutët bërtasin “rroftë tërmeti”! Nën shembullin e Velisë, i cili ndërton shkolla me 4-5 fishin e çmimit, Rakip Suli rindërton një shkollë 9-vjeçare me 2.3, ndërkohë që ndërtimi i një shkolle të re në vendet e BE kushton gjithsej 630 mijë euro dhe PNUD, me fondet e donatorëve, ndërton një shkollë të re në Shqipëri po me 670 mijë euro. Pra, Suli me hajdutët e tij vjedh së paku 1 milion e 700 mijë euro për rindërtimin e kësaj shkolle! Krim i shëmtuar ekonomik! Rroftë e qoftë “Skapi i Partisë””, nënvizoi me ironi Berisha.
Në vijim, kreu demokrat ka shtuar denoncimin e një qytetari:
“Doktor, Rakip Suli është lëshuar fuqishëm në vjedhje të taksave të qytetarëve. Kanë shembur disa shkolla në Kamzë me pretekstin se janë prishur nga tërmeti. Disa po i rikonstruktojnë, por vlera e tenderave është marramendëse: vetëm rikonstruksioni i një shkolle 9-vjeçare lagjeje, 2,3 milionë euro! As ndërtimi nga e para nuk kushton kaq!”