Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me borxhet që ndërmarrjet publike kanë në sektorin e energjisë.
Teksa e quan Ramën një “kryeministër dështak dhe të korruptuar deri në palcë”, Meta shkruan se kreu i qeverisë po kërkon të fajësojë prodhuesit vendas të energjisë si “spekulatorë dhe përfitues në këtë kohë krize, por e kundërta është e vërtetë”.
“Falë investimeve të tyre plot sakrifica janë kursyer qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë”, shkruan Meta.
Postimi i plotë
Ndërsa Kryeministri dështak dhe i korruptuar deri në palcë kërkon të fajësojë prodhuesit vendas të energjisë si spekulatorë dhe përfitues në këtë kohë krize e kundërta është e vërtetë.
Falë investimeve të tyre plot sakrifica janë kursyer qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.
Ndaj përgjegjësia për krizën ku jemi ka vetëm një emër atë të Edi Rames që në 10 vjet si Kryeministër është kujdesur vetëm për të vjedhur duke dështuar rëndë në mosrealizimin e asnjë objektivi të strategjisë për energjinë dhe tani kërcënon t’u vendosë tatime të jashtëzakonshme prodhuesve vendas të energjisë gjoja për fitimet marramendëse që po nxjerrin.
Janë vjedhjet marramendëse të Edi Ramës dhe bandës së tij në energjetikë përgjegjëse për këtë krizë.
Shtatë herë më shtrenjtë e blejnë energjinë nga jashtë këta hajdutë se sa Furnizuesi i Tregut të Lirë ua ble prodhuesve vendas të energjisë.