Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në TikTok një video ku dallohen dy policë të Bashkisë së Tiranës të cilëve u kërkohet nga shefi i tyre të vendosin sa më shumë gjoba parkimi për qytetarët në rrugët e kryeqytetit.
‘Gjoba, gjoba, gjoba! Të dashur miq, kësaj i thonë të bësh kërdinë duke plaçkitur qytetarët me gjoba!’, shkruan Berisha në Facebook.
Diskutimi i policëve me shefin:
Shefi: Të tha gjë Beni më parë? I keni vendos gjoba të gjithëve?
Polici: Po.
Shefi: Të gjithëve?
Polici: Po
Shefi: I dua të gjitha gjobat që keni vendosur në atë zonë. Po të tjerët pse jo?
Polici: Nuk ka pasur shkelje. I kanë vendosur brenda që të gjithë.
Shefi: Si brenda? Te ... keni vendos gjobë, nuk është pronë private.
Polici: Është pronë private plus...
Shefi: Po te subjekti... keni vendos gjoba ju?
Polici: Jo s’kemi vendos
Shefi: Po të bëj pyetje. Dëgjo, kam mar të gjitha pamjet filmike në zonë.
Polici: Shumë bukur
Shefi: Unë i kam filmimet krejt. Edhe të subjekteve...Pyetje konkrete, nëse keni vendos gjoba do mar deklarimet direkt...
Polici: Të jap unë përgjigje. Të gjithë kanë zbatuar urdhrin. Po
Shefi: Keni hart ju?
Polici: Po kam hartë...
Shefi: Ma jep hartën këtu...