Këtë të mërkurë, Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, theksoi se banorëve po iu bëhet gjyq politik, ndërsa kërkoi që prokuroria të hetojë aferat e qeverisë.
Banorët e Unazës së Re vijojnë të kenë çështje të hapura në gjykatë për shkak të protestave të organizuara 3 vite më parë, kur dolën në mbrojtje të banesave të tyre.
Nga gjykata Penale e Tiranës, ish deputeti Demokrat Klevis Balliu i cili ka mbështetur kauzën e banorëve të kësaj zone, deklaroi se gjyqet ndaj tyre janë politik.
Ish deputeti Balliu dhe banorët të cilët kishin seancën gjyqësore të radhës u shprehën se prokuroria duhet të hetojë aferat e mazhorancës socialiste, ndërsa shtuan se qytetarët duhet të ngrihen në protesta ndaj qeverisë Rama.