Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se ai përshëndet këdo që garon në primare.
“Kandidati për qytetar të parë të Tiranës dhe në Shqipëri, do dalë nga primaret. Ne ramë dakord që ky koalicion mbështet plotësisht primaret.
Unë përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembullt ndonjëherë në historinë e këtij vendi, që synon t’i japë fund kryetarokracisë, synon të përmbysë praktikat e vjetra të zgjedhjes së përfaqësuesve.
Zoti Këlliçi ka shprehur dëshirën, është një nga ata që ka shprehur dëshirën dhe unë e përgëzoj plotësisht, siç përgëzoj çdo personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garë për qytetar të parë të Tiranës apo funksione të tjera,” tha Berisha.
“Dy janë qëllimet më madhore të marrëveshjes: shkallmimi i autoritarizmit të Edi Ramës dhe groposja politike e zdromsit të Tiranës në Sharrë. Po e përdor një term që e nxori vetë dhe të rinjtë e bënë si trendy”.
"Çdo gjë mbi bazën e kuadrit të marrëveshjes do përcaktohet nga grupet e zbatimit të marrëveshjes. Një gjë është e sigurt, që marrëveshja synon fitoren.
Kjo është marrëveshja e fitores. Shkoni e mbani pak një konferencë të pala tjetër. Nuk del dot. Ta marrë Erionin, Edi Rama në krah dhe të dalë të thotë se si hyjnë në këtë fushatë".