Kryetari i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe për situatën brenda Partisë Demokratike. Ai tregoi sesi po shkojnë bisedimet, duke theksuar se negociatat brenda grupimit te PD vazhdojnë dhe nuk kanë lidhje me marrëveshjen me PL.
Sipas Berishës, bisedimet diktohen nga statuti i PD, ndërsa tha se ka edhe një nen që lejon fraksionet brenda partisë.
Pyetje: Si po shkojnë bisedimet me grupin e PD, a ka shanse që të dilni me një kandidat dhe sa është numri i bashkive që synoni të fitoni në 14 maj
Berisha: Këtu përfaqësohen dy forca politike të ndryshme, me platformat e tyre dhe natyrisht bisedimet kanë sjellë një marrëveshje historike për misionin që do përmbushë.
Bisedimet që zhvillohen brenda PD janë bisedime që diktohen nga statuti i PD-së, janë bisedime mes anëtarëve të PD, të cilët pavarësisht nga mendimet gëzojnë të drejta të njëjta statutore. Janë krejt të ndryshme. PD edhe në statut edhe po të mos e kishte në statut ka nenin e fraksioneve, ku çdo forcë është e detyruar të tolerojë debatin dhe kundërshtitë, por një parti që vendos fraksionin në statut është dy herë e detyruar.